Transmetuar më 15-12-2021, 17:30

Një autoambulancë që vinte në Urgjencën spitalore të kryeqytetit me një të sëmurë është përplasur pak minuta më parë nga një automjet tip veturë, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi në rrugën që të sjell në Tiranë, pranë Vorës.

Autoambulanca po transportonte një paciente dhe papritur u përplas nga goditja me veturën.

Fotot që ju sjell noa.al tregojnë pamje në vendngjarje. Noa.al kërkoi informacion mbi pasojat e këtij aksidenti dhe policia e Tiranës tha se nuk kishte dëme në njerëz.