Transmetuar më 13-12-2021, 07:36

Depërtimi i masave ajrore të ftohta por të qëndrueshme nga Evropa Veriore do të diktojnë në vendin tonë mot me kthjellime por me ngrica në zonat malore, vranësirat do të jenë prezente por reshje dëbore do ketë vetëm në zonat të izoluara të juglindjes. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit ulen sërish ndjeshëm në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -7°C deri në 11°C.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë mbi 4 ballë.

Kosova

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta karakterizojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës gjatë paradites. Pasditja sjellë largim gradual të vranësirave duke bërë që edhe nata të dominohet nga moti i kthjellët. Ndërsa temperaturat e ajrit rriten sërish duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 14°C.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të shkurtra. Por pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese por moti do jetë i ftohtë.