Transmetuar më 09-12-2021, 14:53

Pas një përmirësimi të lehtë të motit gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm, reshjet e dendura të shiut do të rikthehen gjatë pasdites së sotme.

Sipas të dhënave Meteoalb si stacionet europiane meteorologjike, më shumë se 70 për qind e territorit të vendit pritet të përfshihet nga shiu duke filluar nga ora 16:00 e ditës së sotme, të cilat do të vijojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Shtrëngata më të forta pritet të ketë mes Burrelit, Rrëshenit dhe Kukësit, ku reshjet do të kalojnë 30 milimetra. Kërkohet gjatë këtyre orëve që shoferët në Rrugën e Kombit të bëjnë shumë kujdes pasi rritet rreziku i rrëshqitjes në rrugë./a.m/noa.al