Transmetuar më 06-12-2021, 11:36

Prej disa ditësh, vendi ynë po përballet me reshje të dendura shiu, kryesisht zona veriore dhe veriperëndimore.

Meteorologia Lajda Porja tha në një dalje televizive, se tashmë reshjet e shiut do të zhvendosen në jug të vendit, ku Vlora, Gjirokastra dhe Berati pritet të kenë reshje me intensitet të lartë.

Po ashtu ajo tha se pritet që nesër dhe pasnesër të ketë ndërprerje të reshjeve, por ulje të ndjeshme të temperaturave, deri në 6 gradë më pak.

Porja tha se Dhjetori, muaji i festave, do të shoqërohet kryesisht me reshje shiu.