Transmetuar më 29-11-2021, 09:47

Hapet “Rruga e Arbërit”.

Ashtu siç e pati lajmëruar më parë, kryeministri, Edi Rama me anë të një videoje në rrjetin social Facebook ka njoftuar se tashmë Rruga e Arbërit është hapur dhe të gjithë qytetarët mund të udhëtojnë drejt saj.

Ky aks rrugor që pritej prej shumë vitesh nga qytetarët e verilindjes së Shqipërsë do të shkurtojë dukshëm distancën kohore të udhëtimit, duke bërë që të arrihet shumë më shpejt në Tiranë.

Kjo rrugë do të bëjë të mundur gjithashtu shkurtimin e distancës për të arritur në Maqedoninë e Veriut pasi destinacioni final është Dibra e Madhe apo siç njihet ndryshe në “Debar”.