Transmetuar më 26-11-2021, 09:23

Dita e sotme ka nisur me shi dhe borë në lartësitë e maleve.

Sistemi i vranësirave dhe shirave mbetet në të gjithë territorin shqiptar ku herë pas here do të ketë edhe rrebeshe. Orët e mesditës sjellin intervale të shkurtra kthjellimesh, kryesisht në ultësirën perëndimore, sipas MeteoAlb.

Pasditja do të vijojë me vranësira dhe shira intensive në veri-veriperëndim ndërsa shira të intensitetit mesatar do të bien në zonat Qendrore dhe Jugore. Gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin e vendit. Në lartësi e maleve do bjerë borë.

Temperaturat e ajrit do të ulen serish në mëngjes por një rritje të lehtë sjell mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C.