Transmetuar më 21-11-2021, 19:56

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden u shfaq  me ‘bishën’ elektrike të prodhuar nga një grup inxhinierësh me në krye shqiptarin Gjergj Shaska.

Gjergji Shaska, shok dhe mik i vjetër që në adoleshencë, ka qenë pjesë e grupit të inxhinierëve që prodhuan një hamer elektrik, super të fuqishëm, reklamuar këto ditë edhe nga presidenti i SHBA-ve, Biden. Për qejfin tim, të Shaskës (siç i flas unë) dhe gjithë shoqërisë sonë të vjetër, apo dhe kujtdo shqiptari që gëzon me arritjet e bashkëatdhetarëve tanë, i mora këtë intervistë të shkurtër. Urime Shaske!

SHBA-të prodhojnë makina prej vitesh dhe presidentët e saj i promovojnë risitë. E veçanta e Hamerit elektronik, promovuar nga Presidenti Biden, për ne shqiptarët është se pjesë e grupit projektues je dhe ti. Me pak fjalë mund të shpjegosh pozicionin tënd dhe cila është ajo pjesë apo mekanizëm që në këtë makinë mban firmën tënde?

Pozicioni im në General Motors është Electrification System Architect. Specialiteti im është në projektimin e Electric Powertrain, që përfshin Lithium-Ion bateri dhe transmisionin elektrik. Në një makinë të zakonshme, këto pjeseë janë Motori dhe Transmisioni. Për të qenë më i saktë, unë jam përgjegjës për sistemet e kontrollit dhe integrimit në makinë të baterisë dhe motorave elektrikë. Hamer EV ka një bateri prej 200 kWh, që me një karikim, ka një autonomi prej më shumë se 550 km. Gjithashtu ka dy motora elektrikë mbrapa dhe një përpara që së bashku i japin një fuqi prej 1000 hp. Hamer EV arrin shpejtesinë 0-100 km/orë në më pak se 3 sekonda. Është një makinë e mrekullueshme dhe ndihem shumë krenar që jam pjesë e grupit të inxhinierëve që e kanë projektuar.

Çfarë ndjesie pate kur u “morët në provim” nga presidenti?

CEO merret në provim nga presidenti, unë merrem në provim nga CEO. Ti je pinjoll i një prej familjeve të vjetra dhe të njohura në Vlorë, prej vitesh tashmë jeton në USA. Të vjen keq?

Une ndihem me fat që jetoj në USA. Nëse je i suksesshëm në Amerikë, respektohesh dhe vlerësohesh. Por edhe nëse nuk je i suksesshëm, njerëzit i kuptojnë aftësitë e tyre. Më vjen keq që njerezit e suksesshëm kudo në Botë, nuk kanë mundësi të kontribuojnë në Vlorë dhe në Shqipëri.

Pse mendon se shqiptarët janë kaq të gatshëm të lënë vendin për SHBA-të (gati 300 mijë aplikime llotarie çdo vit)?

Mendoj se është mungesa e shpresës. Nuk është se ikin vetëm ata që kanë nevoja ekonomike, por ka shumë që ikin për të ardhmen e fëmijëve. Megjithatë Amerika është ëndërra jo vetëm e Shqiptarëve. Unë punoj me shumë inxhinierë të General Motors në botë duke përfshirë edhe italianë, gjermanë, etj, shumica e tyre duan të vijnë në Amerikë. Mundësitë që të jep Amerika nuk t’i jep asnjë vend tjetër. Një fjali për shqiptarët që gëzojnë për çdo sukses të bashkëatdhetarëve jashtë vendit…

Me vjen keq që nuk kanë mundësinë të provojnë aftesitë e tyre jashtë vendit.*I marre nga Facebook