Transmetuar më 16-11-2021, 20:19

Autori i dyshuar i rrëmbimit dhe vrasjes e groposen së djalit 8 vjeçar në Durrës, është ndaluar nga policia dhe ka pranuar krimin monstruoz.

Ai ka treguar se çfarë ndodhi sot në Grecalli të Fierit ku jetonte pranë viktimës së tij.

“E mora në shtëpi. E vrava dhe e groposa me baltë në oborr”, ka thënë Klodian Çalamani.

Megjithatë nuk është e qartë se përse Çalamani e kreu krimin e tmerrshëm.

Gjithçka nisi sot në mëngjes. Djali 8 vjeç i F.V, e cila më vonë denoncoi zhdukjen, u nis për në shkollë ku ndodhej në klasën e dytë.

Por sot ai nuk arriti atje. Disa thanë se ai ishte parë të ecte me biçikletë nëpër fshat.

Më vonë, teksa erdhi dreka, djali nuk u kthye në shtëpi.

Nëna e tij F.V u merakos dhe nisi ta kërkonte. Ajo mësoi se djali nuk kishte shkuar në shkollë.

Nisi kërkime nëpër të afërm, por më kot. As shokët nuk dinin të thoni diçka.

Më tej nëna kërkoi ndihmën e policisë, rreth orës 15.30.

Duke u fokusuar tek elementë kontigjentë dhe me precedentë të mëparshëm, policia nuk e pati të vështirë që në më pak se tre orë të lokalizonte të dyshuarin Klodian Çalamani.

Ai duket se i kishte dhënë për xhiro biçikletën e tij dhe më pas e kishte tërhequr në banesë.

Se çfarë ka ndodhur atje, kjo nuk është e qartë. Policia tha se e gjeti trupin e djalit të mbuluar me baltë dhe gjethe dhe e çoi në morg ndërsa prangosi dhe të dyshuarin.