Transmetuar më 16-11-2021, 15:40

Në përgjimet e nxjerra nga Prokuroria Italiane për pastrim parash ku pjesë ishte dhe biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, u përmend edhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Sipas dosjes, citohej se Taçi kishte përdorur persona të rangut të lartë për ta ndihmuar, deri tek Presidenti Gjukanoviç, për transferimin e 20 mln eurove.

Tanjug citon portalin malazez RTCG, të pohojë se Taçi ka bashkuar forcat me një grup shtetasish italianë për të transferuar rreth 20 milionë euro në llogaritë e bankave shqiptare, në mënyrë që ato të mos bllokoheshin nga policia italiane. RTCG citon transkriptet e bisedave të përgjuara të Taçit duke përmendur edhe disa media shqiptare, e thekson se biznesmeni ka ndërhyrë te Gjukanoviç për transferta parash.

RTCG kërkoi një koment nga presidenca malazeze, por nuk ka marrë përgjigje.

“A e njeh Gjukanoviç Rezart Thaçin dhe a kanë diskutuar ndonjëherë për transfertat e parave përmes ndonjë banke tregtare në Mal të Zi, përfshirë Bankën e Parë vendase, ku presidenti është aksioner”, ishte pyetja e bërë.

Ndërkohë, zyra e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazovic deklaroi se “Sektori i sigurisë do të veprojë sipas ligjit dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të hetimit”.

Në punën e shërbimeve të sigurisë nuk ka asnjë përzgjedhje dhe çdo qytetar trajtohet në të njëjtën mënyrë. Është e rëndësishme të theksohet se Njësia e Inteligjencës Financiare “Krimi financiar, si dhe Këshilli Kombëtar për Luftën kundër Korrupsionit të Lartë. Për ne nuk ka të paprekshëm. Qëllimi ynë është të ketë një qasje sa më të gjerë të drejtësisë. Shpresojmë gjithashtu që Prokuroria të ndjekë këtë shembull dhe të reagojë në mënyrë aktive”, thuhet në deklarate.