Transmetuar më 06-11-2021, 01:08

Miss Philippines, Maureen Montagne mori mbrëmjen e së premtes kurorën e The Miss Globe 2021 gjatë një spektakli të zhvilluar me publik të reduktuar në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Mbretëresha e bukurisë filipinase nga Batangas, 28 vjeçe, është është kurorëzuar Miss Globe në Tiranë.

Në këtë konkurs bukurie morën pjesë 50 vajza që përfaqësonin secila vende të ndryshme të botës.

Shqipëria u përfaqësua nga Lea Islamaj.

Lea Islamaj

Kosova e cila fitoi edicionin e 2020, u përfaqësua nga Ardiana Gashi.

Shoqëruese e parë e missit u shpall Misses Nigeria Esther Gabriel, e dytë, vajza nga Turqia, Meleke Bali, e treta, Jhosskaren Carrizo Smiler e Venezuelës dhe Hailey Hamelin-Wilson e Kanadasë ishte nënkampionia e katërt.

Në galeri shihni pamje nga spektakli dhe fituesja.