Transmetuar më 02-11-2021, 18:13

Ish-kryeministri Sali Berisha në "Foltoren" që po mban sot me mbështetësit në zonën e Kamzës ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev. Berisha tha se votuesit në Maqedoni i prenë biletën një aventurieri, i cili e shndërroi vendin e tij në një mollë sherri mes Bullgarisë dhe Serbisë.

"Një përshëndetje dua t’i dërgoj nga kjo Foltore votuesve të M. së Veriut që ia prenë biletën një aventurieri, i cili e shëndërroi Maqedoninë e Veriut në një mollë sherri midis Bullgarisë dhe Serbisë. Ky politikan i verbër harroi se Maqedonia e Veriut për Serbinë nuk ka qenë gjë tjetër veccse pjesë e Serbisë.

Maqedonia u krijua për të mos lejuar formimin e Serbisë së Madhe por as atë të Bullgarisë së Madhe. Por ky vrapoi drejt Beogradit njësoj si të ishte i biri i Pashiqit (Nikola Pasic). Zhvillimi i madh pozitiv në Maqedoninë e Veritu ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Sorosit Ballkani i hapur, aty dhe vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë", u shpreh Berisha gjatë takimit, ku u prit nga qindra mbështetës.

Në takim nuk mori pjesë ish-kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, por qenë ish deputetë dhe deputetë mbështetës të Berishës./ E.M-noa.al