Transmetuar më 31-10-2021, 21:05

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në konferencë për shtyp është shprehur se procesi zgjedhor ka shkuar sipas standardeve dhe se qytetarët tashmë kanë vendosur se kush do të drejtojë komunat në 4 vitet e ardhshme.

Ahmeti tha se fiton në Komunën e Strugës, në Kërçovë, Dollnen, Çair, Bogovinë, Tearcë dhe në Haraçinë.

“Ky proces akoma i papërfunduar është në Tetovë dhe Gostivar dhe presim deri në rezultatet përfundimtare”, tha Ahmeti.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut pjesëmarrja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë.

Partia Lëvizja Besa e ka nisur festën në qytetin e Tetovës, duke festuar fitoren e kandidatit të tyre Bilall Kasami.

Sipas të dhënave të fundit nga KSHZ, me 32.48 përqind të votave të numëruara.

Teuta Arifi ka marrë 4.573 vota

Bilall Kasami ka marrë 6.862 vota.

Ndërsa siç tha sekretari i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, më herët në konferencë, fitorja e Bilall Kasamit ndaj Teuta Arifit, është me 5.500 vota.

Ndryshe, edhe kryetarja e deritanishme e Tetovës, Teuta Arifi, më herët në konferecë për shtyp e pranoi humbjen dhe i uroi sukses udhëheqësisë së re në Komunën e Tetovës.