Transmetuar më 31-10-2021, 08:29

Ushtria serbe po ngrihet nga hiri, e për këtë po shqetësohen edhe shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë.

Një mosmarrëveshjeje e vogël me Kosovën rreth targave të makinave në shtator, bëri që Serbia të niste avionë luftarakë afër kufirit dhe vendosi automjete të blinduara.

Në 6 vitet e fundit shpenzimet për ushtrinë e Serbisë u rritën me rreth 70% ose ndryshe 1.4 miliardë dollarë në vit.

Disa ‘dhurata’ i kanë ardhur edhe nga Rusia dhe Bjellorusia i kanë dhënë 10 avionë mig-29. Po ashtu, Rusia i ka dhënë asaj 30 tanke dhe transportues të blinduar një sistem mbrojtjeje ajrore. Po ashtu, vetë Serbia ka blerë dronë të blinduar kinezë, helikopterë rusë dhe një sistem raketor francez tokë-ajër.

Pas luftërave jugosllave të viteve 1990 kapaciteti ushtarak i Serbisë u shkatërrua. Por në vitin 2014 qeveria vendosi të riarmatosej. Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë tregoi se epoka e luftës konvencionale në Evropë nuk kishte përfunduar; dhe përmbytjet në Serbi atë vit ishin një “thirrje zgjimi”. Kështu tregon Daniel Sunter nga Rrjeti Ballkanik i Sigurisë. Prej përmbytjeve zbuluan se vendi kishte mbetur pa pothuajse asnjë helikopter për misionet e kërkim-shpëtimit.

“Një shtet modern ka nevojë për një ushtri modern”,-thotë Vuçiç. Nëse Serbia thjesht do të modernizonte forcat e saj të armatosura, askush nuk do ta kishte problem. Është konteksti që ngre alarme. Në të njëjtën kohë nacionalistët, duke përfshirë ministrin e Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin flasin për krijimin e një “bote serbe”, për të cilën shumë në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje kanë frikë se është kod për një Serbi të Madhe që mund t’i gëlltisë. Por Vuçiç e hedh poshtë këtë si “propagandë”. Ai thotë se të gjithë fqinjët e dinë se riarmatimi “nuk është kundër tyre”.

Vuk Vuksanoviç, një studiues në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë, thotë se rëndësia e vërtetë e riarmatosjes së vendit është politike dhe jo ushtarake. Marrëveshjet e dukshme të armëve u bëjnë përshtypje mbështetësve të Vuçiçit, të cilët priren t’i respektojnë forcat e armatosura.

Por Serbia është efektivisht e rrethuar nga NATO. Me një aleancë të madhe që mbron fqinjët e saj të vegjël, Serbia ka shumë pak gjasa të dërgojë ushtarët e saj në veprim.

“Të kesh një ushtri të fortë do të thotë që fuqitë e mëdha të trajtojnë me respek. Dhe nëse, “Zoti na ruajt”, status quo-ja rajonale do të prishej, atëherë “nëse ne mund t’i shkaktojmë dëme kundërshtarëve tanë hipotetikë, ata ndoshta do të jenë më të përshtatshëm e të rrezikshëm ndaj nesh në tryezën e negociatave,”-thotë Vuksanoviç.