Transmetuar më 29-10-2021, 14:36

Ajo e pranon hapur që është biseksuale.

Florina Kaja është me origjinë shqiptare dhe e lindur në Amerikë. Ajo është nga Dibra e Madhe dhe është një ndër vajzat shqiptare që ka marrë pjesë në reality show në Amerikë me titulli “Bad Girls Club”, ku ka treguar shumë nga vetja e saj.

Në këtë show Florina ka treguar që është biseksuale dhe ka qenë e martuar me një djalë shqiptar. Ajo ka treguar edhe historinë e familjes së saj ku i ati dhe xhaxhai i saj janë vrarë nga mafia.

Florina është këngëtare, aktore, një show girl e njohur në Amerikë dhe me një influencë të madhe në gjërat shpirtërore. Florina merret me letra tarot, parashikimin e fatit dhe e cilëson veten si një njeri me fuqi të mbinatyrshme.

Kaja ka podcast e saj dhe në rrjetet sociale dhe Youtube. Ajo herë pas here bën live ku ndihmon njerëzit të ndriçojnë mendjen. Florina sot është një grua e suksesshme dhe shpesh herë shumë personazhe VIP shqiptar dhe jo vetëm shkojnë te ajo që të rigjejnë lumturinë në jetë.

Ditën e sotme Florina ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregoi se ajo nuk i shikon njerëzit si vajzë apo djalë, por punon me energji.

E pyetur se a do dashurohet me një djalë apo vajzë, Florina tha: “Ku më shkon zemra, unë me atë dashurohem. Nuk them dua vajzë apo djalë”. Por ajo shtoi se nuk do të lidhej me një trasgjinore.

Ndërsa duke folur për martesën e saj me një djalë shqiptar, ajo tha se është shumë tradicionale.

“Jam shqiptare, jam shumë tradicionale. Por martesa nuk funksionoi dhe u ndamë. Por jemi shok. Unë punoj shumë, e kur je i martuar burri të do më shumë në punë, për të bërë punët e kështu. Më pas u lidha me një vajzë shqiptare për dy vite. Familja e saj nuk donte dhe na ndanë. Shqiptarët i duan punët kështu e ashtu. Por ne nuk duhet të gjykojmë”, tha ajo.

Florina shtoi se aktualisht është beqare dhe tani po i përkushtohet Zotit dhe bën meditim. Ajo tregoi gjithashtu se edhe flet me shpirtrat.

“Flas me shpirtrat e vdekur, që kur isha e vogël kam pasur ëndrra. Kur jam në rrezik për të bërë aksident, shpirtrat më ndihmojnë”, tha Florina.