Transmetuar më 28-10-2021, 10:01

CMG-ja zhvillon Festivalin Muzikor Kinë-Europë dhe koncertin për numërimin mbrapsht 100-ditor nga çelja e Olimpiadës Dimërore të Pekinit

Me rastin e fillimit të numërimit mbrapsht të 100 ditëve nga fillimi i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) zhvilloi me sukses Festivalin Muzikor Kinë-Europë dhe koncertin me rastin e numërimit mbrapsht 100-ditor nga fillimi i olimpiadës dimërore.

Qindra muzikantë nga vende të ndryshme të Europës morën pjesë në këto veprimtari, duke sjellë urimet e tyre për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach dërgoi urimet e tij për koncertin. “Pekini do të shkruajë histori duke u bërë qyteti i parë që zhvillon si lojërat olimpike verore, ashtu edhe ato dimërore. Ky udhëtim muzikor ndërkufitar është një moment i rëndësishëm i këtij procesi,” u shpreh Bach në mesazhin e tij.

Ai vuri në dukje se 127 vjet më parë, një ndër objektivat e “babait të Lojërave Olimpike moderne”, Pierre De Coubertin, për rigjallërimin e sporteve olimpike, ishte ndërthurja e sportit dhe kulturës. Koncerti i zhvilluar nga CMG-ja tregon se si ndërtohet ura midis sportit dhe muzikës, duke bashkuar njerëzit. Kjo është domethënia e sportit dhe muzikës.

Kryetari i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong tha përmes videos se sporti dhe muzika janë gjuhë e përbashkët e njerëzimit.

Nën flamurin olimpik, artistët nga shumë vende të ndryshme shprehën urimet e tyre për zhvillimin e suksesshëm të lojërave olimpike dimërore nëpërmjet CMG-së dhe platformave të tjera kryesore mediatike, gjë që dëshmon se largësia nuk e ndal dot miqësinë.

Eventi synon të realizojë objektivin e lojërave olimpike dimërore me teknologji të lartë 8K. CMG-ja do të përpiqet t’u lërë shikuesve nga e gjithë bota “një përshtypje të thellë nga Pekini”.