Transmetuar më 20-10-2021, 07:55

Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qëndre anticiklonar në rajonin e mesdheut vijon të diktojë prej ditësh në vendin tonë kushtet e motit. Për pasojë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash do të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin.

Por në intervale të shkurtra kohore pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor Jugperëndimor duke sjell në det dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosoves do të MBETET në dominimin e motit të qëndrueshëm për gjatë gjithë 24_orëshit. Parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të ditës, POR në intervale të shkurtra kohore do të ketë dhe shfaqje të vranësirave të pakta, të cilat nuk do të sjellin reshje në vend.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV vijon të jetë në mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë në vend mot të kthjellët dhe vranësira të pakta e kalimtare. Në zonat malore pritet që vranësirat herë pas here të shtohen, por nuk do të gjenerojnë reshje.