Transmetuar më 19-10-2021, 19:55

E rrallë në Kosovë! Për herë të parë ka ardhur në jetë një foshnjë me peshën 6.6 kg. Pesha por dhe se ndodh për herë të parë, ka bërë që ky rast të konsiderohet si “fëmija gjigant”.

Prindërit e “fëmijës gjigand” janë Alitcia Forsberf dhe Armend Caushi. Ndërsa bebushit i kanë vendos emrin Eldon.

“Ne pamë madhësinë e bebes dhe na thanë që do të ishte 6 kg. Më pas po afronim drejt lindjes dhe na thanë që është shumë i madh bebi. Bëmë sondën dhe na thanë që fëmija juaj do të ishte 6.6 kg dhe do duhet ta lindësh me mënyrë cezariane. Nuk kishte ndonjë rrezik, ndonjë komplikacion gjatë lindjes”, tha mamaja e bebushit, Eldon.

Ndërsa, mjeku i cili ka ndjekur lindjen e bebit, Naser Rfuina rrëfen se ky është rasti i parë në Kosovë me këtë peshë kaq të madhe.

“Ka pas lindje me peshë të madhe, po me këtë peshë është hera e parë. Fillimisht ka qenë e vështirë me identifiku pasi gruaja ka qenë obeze. Ka qenë e vështirë se këto lidnje janë me rrezik si për foshnjen ashtu edhe për nënën”, shprehet ai.