Transmetuar më 11-10-2021, 08:28

Dhe natyrisht në pararojë është Gjermania. "Berlini pa makina" është nisma më e re e kryeqytetit gjerman për ndalimin e përdorimit të makinave me karburant që shkaktojnë ndotje rreth qendrës së saj.

“Berlin Autofrei” ka marrë hapin e parë për mbajtjen e një referendumi duke mbledhur më shumë se 50 mijë firma.

Rregulli i ri do të caktonte që në një zonë prej 88 km katrorë rreth qendrës të mos përdoreshin më makina. Në bazë të rregullave të qeverisë federale, Berlini duhet të ketë prej vitit të ardhshëm 50% të automjeteve në përdorim, elektrike.

Aktualisht Gjermania përdor vetëm 1.3% automjete elektrike dhe duhet gati e pamundur arritja e këtij objektivi.

Aktivistët gjithsesi kundërshtojnë sërish me argumentin se automjetet qoftë elektrike ndotin me gomat dhe zënë shumë hapësirë.