Transmetuar më 18-09-2021, 21:15

Jane Powell, ylli i muzikalëve të epokës së artë të Hollivudit, vdes në moshën 92 vjeçe

LOS ANGELES, SHBA- Jane Powell, ylli me sy të ndritshëm dhe me zë operistik të muzikalëve të epokës së artë të Hollivudit, u shua dje në moshën 92 vjeçe.

Ajo këndoi me Howard Keel në "Seven Brides for Seven Brothers" dhe kërceu me Fred Astaire në "Royal Wedding".

Powell vdiq në shtëpinë e saj në Wilton, Connecticut, tha shoqja e saj Susan Granger. Granger tha se Powell vdiq nga shkaqe natyrore, raporton noa.al duke cituar AP.

"Jane ishte shoqja më e mrekullueshme," tha Granger. "Ajo ishte e sinqertë. Mediat gjithnjë morën përgjigje absolutisht të sinqerta në pyetjet për të".

Granger ishte e re kur u njoh me Powellin, atëherë adoleshente, ndërsa po bënte debutimin në film në vitin 1944 me "Kënga e Rrugës së Hapur", drejtuar nga babai i Granger, S. Sylvan Simon.

Jane performoi pothuajse tërë jetën e saj, duke filluar rreth moshës 5 vjeçare si një mrekulli e interpretimit në radio në Portland, Oregon.

Në ekran, ajo shpejt u bë protagoniste e adoleshentëve në prodhimet muzikore luksoze që ishin një element kryesor i Hollivudit të shekullit të 20-të.

Fotogaleri AP