Transmetuar më 31-08-2021, 00:10

Nga Edmond Arizaj

Sa më shumë t’u merrni, aq më mirë! Nëse nuk kanë frikë nga tubat, nëse nuk u plas se mund të infektojnë të tjerë, nëse nuk duan të bëhen pjesë për frenimin e pandemisë, do t’u interesojë zbrazja e xhepave.

Le të bëjnë gam-gam pastaj nëpër rrjete sociale. Nuk mund të marrin të njëjtin trajtim me ata që mund të shtrohen, pavarësisht vaksinimit.

Duhet të mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre. Nuk vaksionohesh? Ok. Paguaj.

Meqë nuk do vaksinë falas, merr një tufë me ilaçe me pagesë, se brenda atyre ilaçeve nuk mund të futet çipi, që do të të kontrollojë mendimet e tua "hyjnore"! Kokqoshe!

Nuk është punë besimi e lirie zgjedhjeje, është punë shkence dhe përvoje. Shkenca thotë vaksinohu!

Përvoja thotë që mund të karantinohesh më shumë kohë se vitin e kaluar dhe të vdekurit mund të jenë edhe me pesë shifra. Nuk do të vaksinohesh?

Nuk do të fusësh kimikate në trup? Nuk do të të kontrollojë Sorosi dhe Bill Gatesi? Nuk do të bëhesh zombi? Rri në shpi. Shpërngulu në shpellë.

Nëse s’do as kështu, atëherë pasuro mjekët dhe infermierët të paktën, si dhe klinikat duke bërë tamponë edhe nëse do shkosh në banjo publike.

Pas kësaj po, mund të mblidheni me njëri-tjetrin në ekrane dhe faqe sociale, teknologjia ju mundëson ta gjeni njëri -tjetrin kollaj, dhe të flisni sa të doni mbi komplotin amerikano-ruso-kinez për zhdukjen e njerëzimit.