Transmetuar më 29-08-2021, 19:04

Këngëtari i njohur shqiptar Sherif Merdani, është ndarë nga jeta sot në moshën 81 vjeçare.

Mësohet se artisti ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.

Këngëtari Sherif Merdani ka qenë i dënuar politik për disa vite.

Pas Festivalit të 11-të ai dhe disa kolegë të tij, përfunduan në burg. Artisti i merituar Sherif Merdani bëri 16 vite burg.

VIDEO: Intervista e fundit, para pak muajsh 

Kush ishte Merdani

Njihet si këngëtar i madh shqiptar i muzikës së lehtë shqipe. Ka kënduar sidomos këngë të kompozuara nga Kastriot Gjini. Ndër këngët më të spikatura ka qenë "Simfonia e nënës".

Pas Festivalit të 11-të, ashtu si disa kolegë të tij, u përndoq nga diktatura e Enver Hoxhës dhe bëri 16 vjet burgim. Në vitet ’90 ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Jeta dhe veprimtaria e të ndjerit:

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Mes Jush”.

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Te Pres Ne Tetor”.

Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Kenga E Nenes”.

Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Vite Pa Harrim”.

Në Dhjetor 1971, Justina Aliaj & Sherif Merdani marrin pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Ne Mbremjen E Vallezimit (Ne Te Dy)”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Vajza E Qelqte”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Rruga E Dibres”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Duart E Tua”.

Në Dhjetor 1995, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën “Simfonia E Nenes”.

Në Dhjetor 1997, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën “Bisedoj Me Dashurinë".