Transmetuar më 26-08-2021, 11:33

Kohë kovidiane. 26.08.2021. Zotërinj KM/ER dhe KB/EV. Ju mirëkuptoj për brengosjen ndaj afganëve të sotëm, POR mos na nënvlerësoni edhe ne “ish-afganët e para 30 viteve”.

Nëse doni ta nisni ditën me nerva të cingërrisura, ju ftoj të merni me mua çdo mëngjes linjën e Unazës për të shkuar në punë.

E keni të garantuar pritjen më së paku 30 minuta në stacion, autobuza pa kondicioner, që edhe breshka do t’ua kishte zili për “ecjen e tyre”, mbingarkesën në pasagjerë, duke rritur rrezikun e transmetimit të virusit Sars-Cov2/Covid-19, etj, etj.

Mirë uji që na mungon nëpër çezma, pluhuri e papastërtia që gëlojnë kudo dhe kurdoherë, POR së paku të ndiheshim të mirëtrajtuar dhe mirëkuptuar si qytetarë taksapagues të rregullt në Kabulin/Tiranën tonë.

JU FALEMIMDERIT PËR MIRËKUPTIMIN tuaj edhe në këtë rast!