Transmetuar më 16-08-2021, 14:57

Disa avionë ushtarakë të kontrolluar nga ushtria amerikane janë mbushur dhe të tjerë po vendosen në radhë dhe janë nisur për t’u larguar nga Afganistani dhe pas qëndrimit tranzit në një vend fqinjë,  pritet të nisen për të mbërritur në Shqipëri, raporton noa.al.

Dy mijë afganë do të mbërrijnë në aeroportin e Rinasit duke nisur nga ditët në vazhdim, përmes një operacioni special të organizuar nga marinsët amerikanë.

Noa mëson se afganët që pritet të mbërrijnë janë kryesisht persona që kanë bashkëpunuar me amerikanët dhe familjet e tyre.

Ata do të strehohen në Durrës dhe Tiranë. Gjasat janë që një pjesë e dy mijë afganëve të strehohen në kampin e muxhahidinëve në Manzë që gjithashtu kontrollohet dhe financohet nga amerikanët.

Qyteti Studenti është po ashtu një strehë tjetër e mundshme për afganët, raporton noa.al.