Transmetuar më 11-08-2021, 12:44

47-vjeçari kishte kuptuar se policia i ishte afruar gjurmëve të tij dhe vendosi të largohej papritur nga shtëpia. Por afjentlt antikrim e gjetën atë në një kafene me valixhe në dorë

Një shqiptar u arrestua sot, disa ditë pasi kishte vrarë një burrë me shtetësi greke dhe origjinë shqiptare. I dyshuari u vu në pranga në një bar-kafe ku ndodhej me valixhe në dorë, gati për tu larguar nga vendi fqinjë.

47 vjeçari akuzohet se më 27 korrik të këtij viti në Ilia, Pyrgos, Greqi, vrau me këmbën e një karrigeje që shihni në foto, 59 vjeçarin Kosta Çakalli që shihni në foton qendrore.

Karrigia e krimit

Pas krimit ai u fsheh në banesë. U deshën disa ditë që të identifikohet dhe kur policia shkoi në banesë nuk e gjeti. Përmes hetimit të shpejtë në zonë dhe vëzhgimit të kamerave, u lokalizua në lokalin ku dhe kishte ndaluar për një kafe para se të merrte autobusin për në Shqipëri.

Viktima ishte taksist dhe 5 ditë para se të vdiste, ishte plaçkitur në banesë në Capeleto, ku sipas policisë greke, shqiptari ishte futur fshehurazi dhe i kishte marrë celularin.

Ndërsa më 27 korrik, 59 vjeçari Kosta Çakalli, u përball sërish me bashkatdhetarin, i cili këtë radhë i mori jetën duke i çarë kafkën me këmbën e një karrigeje. Asnjë gjë nuk është e qartë përse shqiptari e vrau taksistin, por mendohet që shkak të jetë synimi për ta plaçkitur.

I dyshuari deklaroi sot gjatë marrjes në pyetje se ai e njihte viktimën, por nuk e kishte vrarë atë.

Por policia tha se gjeti karrigen dhe këmbën e saj me gjurmë gjaku, pranë banesës së të dyshuarit.

Atij gjithashtu iu gjetën dhe disa kartëmonedha që sipas dëshmisë së një të afërmi të viktimës, ishin të 60 vjeçarit.

Policia tha se i dyshuari qëndronte pa leje qëndrimi në Greqi dhe kohë më parë ishte proceduar penalisht për trafik lëndësh narkotike. /noa.al