Transmetuar më 28-07-2021, 10:59

Në Maqedoninë e Veriut, është raportuar një ndryshim në Kodin Penal, në lidhje me të drejtat e gazetarëve. Mësohet se personat që sulmojnë gazetarët, kameramanët apo fotoreporterët do dënohen me 3 vite burg. Lajmin e dha Ministri i Drejtësisë.

Risi është se prokuroria do të duhet të veprojë sipas detyrës zyrtare për sulm ndaj ndonjë gazetari, e jo siç ka qenë deri më tani vetëm me denoncim në prokurori.

Ministri njoftoi se do të propozojë ulje të gjobave për fyerje dhe shpifje.

Shuma zvogëlohet nga 2 mijë në 400 euro për gazetarin, për kryeredaktorin gjoba ulet nga 10 në 2 mijë euro, ndërsa media do të duhet të paguajë pesë mijë euro në vend të 15 mijë për shpifje.

Sipas ministrit, ndryshimet duhet të miratohen në shtator.