Transmetuar më 13-07-2021, 09:19

"Italia luajti si ekip, duke dominuar 120 minuta dhe duke e merituar titullin. Është një ogur i shkëlqyeshëm në pikëpamje të Kupës së Botës". Këto janë fjalët e Marcello Lippi, ish-trajner i ekipit kombëtar italian, kampion bote më 2006, pas triumfit të bluve të Mancini në finalen e “Euro 2020” kundër Anglisë.

Më tej, një nga emrat më të mëdhenj të trajningut italian dhe europian shtoi: "Të dielën pashë një ekip shumë të fortë, siç e konstatuam gjatë gjithë turneut, në fund të fundit. Futbollistët tanë u përballën me një Angli shumë të kontraktuar dhe të frikësuar, të kushtëzuar nga nevoja për të fituar me çdo kusht. Mancini performoi shumë mirë, si të gjithë axurrët".