Transmetuar më 23-06-2021, 15:06

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut humbën sërish shansin për të çelur negociatat me BE-në.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar bashkë me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama,Zaev ka qenë tejet e i ashpër në lidhje me bllokadën e Bullgarisë sa i përket negociatave me BE-së, duke penalizuar jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe Shqipërinë. “Nuk është lojë e ndershme”, ka deklaruar Zaev në konferencën e përbashkët e dhënë në Shkup së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Një dëshpërim të madh për dy vendet por mbi të gjitha një mossukses tyë politikës së Bashkimit Evropian e quajti Zoran Zaev i cili bllokimin nga Bullgaria të ecurinë se integrimit Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

"Kur Europa të jetë gati ne jemi gati. Vendimi është shumë i pandershëm për të dyja vendet, por mbi të gjitha është shumë i pandershëm për Shqipërinë", tha Zaev.

“Ne nuk jemi vetëm dhe nuk jemi të izoluar. Ne dhe populli shqiptarë kanë përpara rrugën e njëjtë drejt BE-së dhe ne nuk jemi vetëm, ndajmë politikën evropiane. Në këtë rrugë së bashku me ne janë edhe Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja”, deklaroi Zaev.

Kryeministri i vendit fqinj ka qenë më i ashpër në qëndrimet e tij, në krahasim me Ramën, duke theksuar se më këtë qëndrim të BE-së, alarmi është ndezuar dhe se janë vënë në pikëpyetje vlerat e Unionit.