Transmetuar më 11-06-2021, 10:58

Imazhi dhe jeta e Princeshës Diana do të shfaqen përmes një filmi artistik dhe një serie dokumentarësh.

Filmi titullohet "Diana", prodhuar nga "72 Films" i cili përdor dëshmi që nuk janë dëgjuar më parë, foto dhe letra për të paraqitur jetën e Dianës nga adoleshenca deri në momentin kur ajo u bë gruaja e Princit Charles të Uellsit.

Mark Rafael dhe David Glover janë producentët ekzekutivë të filmit.

"Ka diçka pak magjike në lidhje me Princeshën Diana dhe pavarësisht nga vështirësitë në jetën e saj personale", pohuan Mark dhe David.

"Në datën 1 korrik në 60 vjetorin e saj të lindjes është koha e duhur për të rishikuar jetën dhe trashëgiminë e saj dhe për të eksploruar se si nga një adoleshente relativisht e panjohur te personi më i trishtuar që ka jetuar ndonjëherë", tha David Glover.

Dokumentari i titulluar "Dekadat e Diana" në çdo episod 60 minutësh, do të nxjerrë në pah mënyrën se si Diana frymëzoi ndryshime të thella shoqërore në periudha të ndryshme të jetës së saj.

"Kjo është historia e Dianës, por është gjithashtu historia jonë, dhe se si jeta e saj na ka ndikuar, madje edhe në mënyra që ne nuk i dimë plotësisht", shtuan producentët.

Diana, nëna e Princit William dhe Princit Harry, vdiq në një aksident automobilistik ndërsa ndiqej nga një paparac në moshën 36 vjeç në gusht 1997.

Djali i saj Harry tha se ai kishte përdorur alkool dhe drogë për të përballuar vdekjen e nënës. /paolina/noa.al