Transmetuar më 12-05-2021, 20:02

Një fëmijë 9-vjeçar në Angli, i cili aktivizohej në futboll ka vdekur pasi është goditur nga rrufeja.

Sipas BBC, bëhet fjalë për një të mitur, i quajtur Jordan Banks.

Ngjarja ndodhi teksa i mituri në fushën e futbollit, ku edhe merrte trajnimet.

Sipas Policisë së Lancashire ngjarja ndodhi në një fushë loje në zonën e Common Edge Road të Blackpool, pas një stuhie që kishte rënë në këtë qytet.

Në një deklaratë të postuar në faqen e klubit në Facebook, Spirit of Youth tha:

“Me keqardhje më të thellë duhet të raportojmë lajmin se djali i ri, i cili ka ndërruar jetë fatkeqësisht”.

Policia po vijon hetimet për ngjarjen tragjike./noa.al/