Alireza Fazeli Monfared dyshohet se iu pre koka nga vëllai i tij dhe dy kushërinjtë.
Alireza kishte aplikuar për t’u përjashtuar nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak iranian, pasi ishte deklaruar homoseksual.
Në këtë mënyrë ai mund të largohej nga vendi i tij, për në Turqi
Vëllai i tij, nga e ëma, kishte zbuluar seksualitetin e Alirezës pasi i kishte gjetur kartën e përjashtimit
Alireza pas përjashtimit nga ushtria u dërgua në fshatin Borumi, ku dyshohet se edhe u vra nga anëtarët e familjes.
Alireza Fazeli Monfared, 20 vjeç, dyshohet se u mor me forvë nga tre anëtarët meshkuj të familjes së tij në fshatin Borumi, Irani perëndimor ku edhe u vra.
Më pas, tre vrasësit thuhet se telefonuan nënën e Alirezës për t’i thënë se ata e kishin ‘përfunduar misionin’.
Alireza kishte aplikuar për një përjashtim nga shërbimi i detyrueshëm dhe priste të transferohej në Turqi për të jetuar me partnerin e tij Aghil Abyat, sipas 6Rang, Rrjeti Iranian i Lezbikeve dhe Transgjinoreve.
Në Iran, homoseksualët përjashtohen nga shërbimi ushtarak sipas Paragrafit 7 Sektori 5 i rregulloreve të ushtrisë. Prandaj, çdokush që merr atë kartë tregon që është homoseksual.