Transmetuar më 08-05-2021, 11:43

Klotilda Bushka është zgjedhur sekretare e Komisionit Hetimor në nismën e Kuvendit, për shkarkimin e Presidentit Meta.

Në cilësinë e kryetarit Alket Hyseni propozoi qe Klotilda Bushka të jetë sekretare e komisionit. Me votim të të gjithë anëtarëve u vendos të jete ajo sekretare.

Tani pritet të miratohet plani paraprak i hetimit qe i është vene ne dispozicion anëtareve të komisionit.

Një nga anëtarët e Komisionit Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Spartak Braho, kërkon vendimet e Venecias në dispozicion dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kanë trajtuar marrëdhëniet me presidentin.

Gjithashtu kërkon një fond të posaçëm për punën e komisionit.

Ai gjithashtu shtoi se të gjithë anëtarët duhet të tregohen të kujdesshëm sa i përket prononcimeve për presidentin e vendit.

“Ne s’duhet të prononcohemi për punën e Presidentit. Sa i takon planit të veprimit duam t’i shohim me video imazhet  për të cilat akuzohet kreu i Republikës, duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm”, tha Braho.

/a.m/NOA.al