Transmetuar më 08-05-2021, 09:24

Raketa kineze u lançua më 29 Prill në Qendrën Hapësinore Wenchang në Kinë.

Misioni ishte të mbarte në orbitë një modul për stacionin e ardhshëm hapësinor kinez.

Por pas përfundimit të misionit, pjesët e raketës i janë drejtuar Tokës dhe së shpejti pritet të futet në atmosferë. Natyra e pakontrolluar e hyrjes së saj ka bërë që ekspertët të shqetësohen për ndikimin e mundshëm që mund të ketë, kur të zbarkojë. Pjesët e mbeturinave hapësinore të raketës, 98 metra e gjatë dhe 16,5 metra e gjerë, peshojnë 21 tonë metrikë.

Shkencëtarët parashikojnë që raketa të bjerë brenda ditës së sotme.

Ata përcaktuan një zonë pranë ishullit verior të Zelandës së Re, si një pikë e mundshme, por thanë se nga lëvizja e pakontrolluar mund të ndodhë që të bjerë kudo nëpër pjesë të mëdha të planetit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha në një konferencë shtypi se ishte "praktikë e zakonshme" në të gjithë botën që raketat digjen ndërsa futen në atmosferë.

Të enjten, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara nuk kishin plane për ta rrëzuar raketën dhe tha se shpreson të  bjerë në një vend ku nuk do të dëmtojë askënd.

Vitin e kaluar, një raketë kineze 18 tonësh kaloi mbi Los Anxhelos dhe Parkun Qendror të New York City para se të binte në Oqeanin Atlantik.

/a.m/NOA.al