Transmetuar më 05-05-2021, 22:27

Një grua nga Maryland është akuzuar për vrasje në tentativë pasi ajo dyshohet se i vuri flakën shtëpisë së saj ndërsa një grua tjetër ishte brenda.

Ndërkohë gruaja mori një karrige dhe u ul në oborr duke e parë atë duke u djegur.

Gail Metwally, 47 vjeç, u kap në video duke parë shtëpinë e saj që digjej në Baltimore, SHBA.

Një dëshmitar bëri video të momentit kur ajo u ul në oborr dhe po “shijonte” pamjen e shtëpisë teksa digjej.

Ai tregoi se Metwally kishte vendosur zjarre të shumta brenda shtëpisë përpara se të ulej në karrige dhe të shihte se si digjej shtëpia ndërkohë që brenda ishte një grua. Ndërsa shtëpia po digjej, dëshmitarët dëgjuan një grua në një dritare të bodrumit duke bërtitur për ndihmë. Kalimtarët e ndihmuan në mënyrë të sigurt nga dritarja.