Transmetuar më 05-05-2021, 12:22

Nëna përbindësh e cila dyshohet se theri dy nga fëmijët pasi kishte vrarë burrin e saj u arrestua.

E dyshuara 37-vjeçare, e identifikuar si Yekaterina L, thuhet se shkoi në kinema pasi vrau brutalisht bashkëshortin e saj 40-vjeçar Dennis L., si dhe dy fëmijët e mitur.

Viktimat u gjetën të enjten e kaluar në një apartament në Vladivostok, qyteti port i Rusisë në Paqësor.

Sipas dëshmitarëve, kufoma e burrit të mbështjellë me një qese plehrash u gjet shtrirë në dyshemenë e kuzhinës pranë një çante sportive, e mbushur edhe me trupat e fëmijëve.

Nëna thuhet se ka shkruar një shënim,  ku ka rrëfyer krimin dhe e ka vendosur në tryezë.

Zyrtarët e policisë më vonë arrestuan Yekaterina, teksa ishte duke parë një film në një kinema lokale.

Detektivi tha se Yekaterina dhe burri i saj ishin duke pirë pak para sulmit brutal – dhe ajo e akuzoi atë për mashtrim.

Përkatësisht, Dennis pretendohet të ketë njoftuar se do të divorcohej nga Ekaterina.

Kjo e tërboi gruan e cila kapi thikën dhe e goditi atë shumë herë, thanë hetuesit.

Më pas ajo sulmoi vajzën e saj Victoria dhe djalin e saj Dmitry. Ata ishin dëshmitarë të asaj që i ndodhi babait të tyre.

Sipas raporteve të mediave lokale, nëna u preu fytin me forcë brutale dy fëmijëve.

Familjarët e ndjerë u zbulua nga të afërmit që i vizituan.

Policia ka filluar një hetim vrasjeje ndaj Yekaterina. Yekaterina do të vlerësohet psikologjikisht në ditët në vijim.

/a.m/NOA.al