Transmetuar më 01-05-2021, 15:16

Nëse jetëgjatësia është qëllimi juaj, atëherë bollguri nuk duhet të mungojë në mëngjes, sipas një studimi të fundit

Pjesa më e madhe e njerëzve në të gjithë botën, gjatë pandemisë konsumuan sasi të mëdha drithërave, sidomos bollgur. Një studim i fundit sugjeron se do të jetë mirë të mbajmë këtë produkt në dietën tonë të përditshme edhe pasi të kthehemi në ritmet e jetës normale.

Bollguri e ka origjinën në kuzhinën e Lindjes së Mesme. Ai është një grumbull nga kokrrat e mëdha dhe të forta të grurit, i ndarë nga forma e rregullt, më të mëdhenj se ato të kuskusit. Bollguri gatuhet në avull, më pas ndahet në copëza. Procesi i gatimit është i pashmangshëm pasi e bën tretjen më të lehtë po të krahasohet me drithërat e tjerë.

Bollguri është i pasur me fibra, vitamina (mbi të gjitha të grupit B dhe kripëra minerale, si hekur, magnez dhe potasium. Është një burim i karbohidrateve komplekse dhe mban rreth 340 kalori në çdo 100 gr. Me pak yndyrna, është perfekt për këdo që do të ndjekë një dietë dobësuese, por pa e ekzagjeruar me gjërat shtesë.

Bollguri nuk është vetëm i shijshëm dhe ushqyes, por edhe jashtëzakonisht i gjithanshëm. Bollgur për jetëgjatësi Sipas një analize të fundit të botuar në Revistën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese, bollguri mund të zvogëlojë rrezikun e të gjitha shkaqeve të vdekjes, përfshirë sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët analizuan 33 studime për të përcaktuar marrëdhëniet midis ushqimeve specifike dhe vdekshmërisë së përgjithshme ose sëmundjeve kardiovaskulare.

Ata zbuluan se ngrënia e drithërave, duke përfshirë tërshërën në mëngjes, shoqërohej me një rrezik më të ulët të vdekjes nga të gjitha shkaqet, përfshirë sëmundjet e zemrës. Çfarë tjetër na ofron bollguri? Gjysmë filxhani bollgur ka rreth 150 kalori, 5 gramë proteina bimore, 27 gramë karbohidrate me 4 gramë fibra dhe disa gramë yndyrë.

Bollguri kombinohet gjithashtu me një shumëllojshmëri të vitaminave dhe mineraleve, të tilla si hekuri, magnezi, zinku, seleni, vitaminat B dhe sasi më të vogla të kalciumit dhe kaliumit.

Kjo është një sasi mbresëlënëse e vitaminave dhe mineraleve për një ushqim relativisht të ulët kalori, gjë që e bën bollgurin një meze të lehtë. Burim antioksidantësh Sipas një studimi të botuar në revistën Food Research International, siç citon noa.al, antioksidantët polifenolë që gjenden në bollgur kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Në nivelin qelizor, polifenolët kanë treguar se ndihmojnë në luftimin e plakjes dhe sëmundjeve duke zvogëluar stresin oksidativ.

Për shkak të efekteve të tyre mbrojtëse, polifenolët janë lidhur me mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, siç janë diabeti i tipit 2 dhe mbipesha.