Transmetuar më 11-05-2021, 12:36

Sot për drekë ju sugjerojmë një drekë të shijshme me patate të gatuara me kos.

Ky është një vakt i shëndetshëm dhe pa teprim yndyre e kaloritë.

Për ta përgatitur këtë vakt, merrni patatet dhe qërojini, pritini në feta dhe shtrojini në një tavë.

Merrni kosin hidhni mbi të në një tas, specin djegës të grirë, menten e grirë dhe kripën. Përziejeni dhe më pas hidheni mbi patatet duke i mbuluar plotësisht ato.

Futeni në furrë tepsinë e lyer me vaj ulliri dhe veshur me letër për pjekje, piqeni rreth 40 minuta, në temperaturë prej 200 gradësh.

Përbërësit:

4 ose 5 patate të mëdha

2 lugë vaj, 1 lugë kripë

2 lugë jogurt të dendur

¼ e lugës spec djegës

1/2 lugë e vogël mente