Transmetuar më 25-04-2021, 19:29

Video që terrorizoi sot kryeqytetin shqiptar ka bërë xhiron e rrjetit.

Në ditën e zgjedhjeve, një i ri shkaktoi një incident duke u futur me makinë në sheshin “Skënderbej”.

Teksa xhironte me shpejtësi, ai rrezikoi jetën e qytetarëve.

Por një shpëtimtar i cili fluturoi dhe iu hodh makinës nga dritarja e hapur, duke e neutralizuar atë, është kthyer në hero, thuhet në një nga videot e publikuara në rrjetet sociale, të medieve të huaja.

Disa e kanë konsideruar veprimin e shpejtë të shpëtimtarit të ngjashëm me atë të “Spiderman”.

“Bravo Klodian Elqeni!”, është një nga mesazhet në rrjetet sociale të të huajve për heroin, që ka shoqëruar videon e tmerrit në Tiranë.