Transmetuar më 25-04-2021, 08:24

Partia Socialiste e ka nisur votimin me zëvëndëskryeministrin Erion Braçen, i cili tani e ka hedhur votën e tij. Ai ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale, ku bën thirrje që qytetarët të votojnë dhe të vlerësojnë punën dhe jo t’i japin shansin kriminelëve.

“Keshtu votohet dhe, Votohet tani! Jo me vone! Tani! Vetem voto voto voto! Vlereso punen e mos i jep shans asnje krimineli, vrasesi e hajduti te jete ne parlament! Kaq!” shkruan ai në postimin e tij.

Thirrja e Braçes që mos votohen kriminelët, qartësisht është thirrje që mos votohet për opozitën.

Ditët e fundit Braçe ka dalë me disa publikime ku flet me ashpërsi për opozitën dhe përfituesit e saj që i quan kriminelë.