Transmetuar më 22-04-2021, 19:14

Një person në Itali, ka arritur të fitojë 538 mijë euro nga rroga edhe pse nuk shkoi asnjë ditë në punë.

Ky person është nën akuzën se ka përfituar pagë si nënpunës në një spital për 15 vite edhe pse nuk ka shkuar asnjë ditë të vetme në punë.

Lajmi është bërë publik nga mediat italiane duke thënë se burri kishte shkuar për herë të fundit në punën e tij në spitalin e CIaccios në Catanzaro në vitin 2005.

Gjatë gjithë kësaj periudhe që ai nuk ka shkelur në vendin e punës kishte marrë në total 538,000 euro.

Gjashtë menaxherë të spitalit po hetohen gjithashtu në lidhje me ngjarjen.

Arrestimet janë rezultat i një hetimi të gjatë policor për mungesat dhe mashtrimet e dyshuara në sektorin publik italian.

Punonjësi ishte me statusin e nëpunësit civil dhe iu caktua një punë në spital në 2005.

Por ai sapo kishte shkuar në këtë punë kishte debatuar me menaxheren e tij për ta ndaluar atë të merrte një masë disiplinorë kundër tij.

Më vonë menaxherja doli në pension dhe mungesa e tij e vazhdueshme nuk u vu re kurrë nga pasardhësi i saj./noa.al/