Transmetuar më 21-04-2021, 20:21

Dy policë britanikë janë detyruar që të kërkojnë falje, pasi janë filmuar duke u puthur brenda makinës së policisë para një dyqani.

Ndërkohë, një dëshmitar tha se i pa policët duke u puthur për 20 minuta, ndërsa shtoi se policja më pas doli nga vetura dhe shkoi nga ana e shoferit duke vazhduar puthjet edhe nga jashtë, përmes dritares.

“Kjo gjë më acaroi. Njerëzit kalonin dhe shikonin dy herë për të “vërtetuar” se po ndodhte vërtet një gjë e tillë. Ata qeshnin dhe talleshin.

Nuk mendoj se duhet ta bëjnë gjëra të tilla në kohën e punës edhe pse mund të kenë qenë në pushimin e drekës, duket keq”, tha një dëshmitar.