Transmetuar më 17-04-2021, 08:16

Një 19-vjeçar, Alessandro Leon Asoli, dyshohet se helmoi të dy prindërit, duke vrarë njerkun e tij, ndërsa nëna e tij përfundoi në gjendje të rëndë në spital.

"Vrapo, ai na helmoi, ai vrau partnerin tim".

Këto janë fjalët e para që iu drejtua policisë 56-vjeçarja.

Djali, me probleme psikiatrike, ndodhet tani në paraburgim për vrasjen e njerkut si dhe vrasjen e mbetur në tentativë të nënës. Ai ishte edhe i dehur.

Nga një rindërtim i parë i hetuesve, ai kishte shtuar një përbërës kimik brenda salmonit që kishte përgatitur për darkë. Loreno Grimandi, 57, nga Bazzano, hëngri tërë pjatën, ndërsa nëna e saj e kuptoi se kishte një shije të çuditshme në makarona dhe nuk i mbaroi ato (vetëm kjo shmangu të keqen edhe për të).

Njerku u gjet pa ndjenja në divan nga ekipet e shpëtimit dhe vdiq pak më vonë. Partnerja e tij  u shtrua në spitalin Maggiore, në kujdes intensiv të mjekëve, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Alarmin e dha një fqinj i cili kishte dëgjuar thirrjet për  ndihme dhe zhurmën në banesë. Fqinji trokiti në derë disa herë për t’u hapur dhe në atë moment, ndoshta duke imagjinuar se policia po vinte, djali u largua nga një hyrje tjetër e shtëpisë, për t’u arrestuar më vonë.

/a.m/NOA.al