Transmetuar më 04-04-2021, 17:14

Rrjeti social Facebook pritet të vijë me një risi që ndoshta shumë prej jush e kanë pritur prej kohësh.

Bëhet fjalë për komentet në statuset, fotot, apo gjithçka që ju publikoni.

Në to jo të gjithë mund të komentojnë, dhe mund ta zgjidhni ju se cili mund të bëhet pjesë e komenteve.

“Ndryshimi i audiencës që mund të komentojë në një postim duhet t’u lejojë administratorëve të kontrollojnë më tej bisedën dhe të zvogëlojnë ndërveprimet e mundshme të padëshiruara”, tha rrjeti social.

E njëjta risi është në dispozicion për menaxhimin e markave, në mënyrë që të garantojë një dialog të respektueshëm me politikat vetëm me personat ose faqet e etiketuara.

“Kush mund të komentojë postimin tuaj”, do të jetë opsioni në dispozicion të të gjithëve. /k.k/noa.al/