Transmetuar më 02-04-2021, 15:17

Britania është cilësuar si “shteti” i UFO-ve?

Mediat e huaja shkruajnë se një pjesë e popullsisë atje, 10 përqind, pretendojnë se kanë parë UFO të paktën 1 herë.

Për këtë, dy shkencëtarë kanë bërë edhe një sondazh për të kuptuar më shumë.

Ekspertët e fushës, Philip Mantle, drejtori i hetimeve për Shoqatën Britanike të Kërkimeve të UFO-ve,  dhe Nick Pope, një ish-kërkues në lidhje me UFO-t në Ministrinë e Mbrojtjes, në fund përpiluan të dhënat.

Në pyetje u morën 2.000 persona të rritur në Mbretërinë e Bashkuar, ku në fokus ishin fenomenet ajrore jashtëtokësore dhe të paidentifikuara.

Nga përgjigjet e tyre rezuloti se 10%-11% kishin parë UFO. /k.k/noa.al/