Transmetuar më 12-03-2021, 08:57

Dy astronautë të NASA-s u kthyen në Tokë me kapsulën e tyre që u ul me parashutë në Gjirin e Meksikës, duke përfunduar fluturimin provë me anijen kozmike të kompanisë "SpaceX" të Elon Musk-ut.

Kjo është zbritja e parë në det në 45 vitet e fundit e astronautëve amerikanë, me anijen e parë kozmike të ndërtuar dhe të vënë në funksionim në mënyrë komerciale.

Kthimi i suksesshëm ka hapur rrugën për nisjen e një tjetër misioni hapësinor të "SpaceX" muajin e ardhshëm e për mundësinë e realizimit të udhëtimeve turistike vitin tjetër.

Dy pilotët Doug Hurley dhe Bob Behnken mbërritën në Tokë me kapsulën e kthimit më pak se një ditë pasi u larguan nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar dhe dy muaj që prej lëshimit nga Florida, SHBA.