Transmetuar më 05-03-2021, 15:39

Dy të rinj shqiptarë janë vrarë më armë zjarri në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup.

Ngjarja e rëndë është raportuar sot në lagjen Fushë-Tophanë të Çairit, ndërsa viktima kanë mbetur Afrim Berisha dhe Burim Vardar, raportojnë mediet maqedonase.

Sipas informacioneve, ata u vranë nga persona që dolën nga një automjet dhe qëlluan në drejtim të tyre me kallashnikov.

Shqiptarët po ashtu ndodheshin në një makinë të parkuar.

Deri tani nuk dihet motivi i vrasjes së dy shqiptarëve, dhe ka nisur një hetim nga autoritetet. /k.k/noa.al/

Foto: Reporteri.net