Transmetuar më 27-02-2021, 20:09

Fasulet nuk duhet të mungojnë në tavolinat tona, pasi janë burime proteinash bimore thelbësore për organizmin tonë.

Rekomandohet që fasulet të konsumohen rregullisht, pasi janë të pasura gjithashtu, edhe me vitamina dhe minerale, të cilat sjellin përfitime shëndetësore.

Nga pikëpamja ushqyese, këto bishtajore përmbajnë, kryesisht karbohidrate, por janë gjithashtu edhe një burim i shkëlqyeshëm i fibrave dhe proteinave bimore.

Ato përmbajnë një sasi të konsiderueshme të vitaminës B1: një substancë thelbësore që ndihmon trupin të shndërrojë ushqimin në energji.

Por, në këto bishtaja ka edhe vitamina të tjera të kompleksit B, si dhe vitaminën C. Konsumimi i fasules ndihmon edhe në zhvillimin e baktereve të mira në zorrë.

Këshillohet që femrat të konsumojnë 25 gramë fibra në ditë, ndërsa meshkujt duhet të konsumojnë 38 gramë në ditë.

Marrja korrekte e ushqimeve të pasura me fibra, përfshirë fasulet, është e mirë për shëndetin e zemrës, por edhe për kontrollin e sheqerit në gjak, tretjen e duhur, shëndetin e zorrëve, si dhe për të stimuluar humbjen e peshës.

Një sekret për të gatuar fasulet në një mënyrë të shëndetshme

Fasulet këshillohet që t’i lani duke i lënë në ujë të bollshëm, në mënyrë që ato të këqijat të dalin në sipërfaqe.

Por, ka disa rekomandime që duhen ndjekur për të nxitur tretjen e duhur të fasuleve: ato duhet të lihen në ujë gjatë natës. Sekreti është t’i shtoni edhe dy feta limoni ose dy lugë uthull molle. Kjo metodë largon substancat që shkaktojnë gazrat në zorrë.

Gjithashtu, këshillohet që gjatë gatimit të shtoni në to qepë, hudhër, majdanoz.

Duhet të gatuhen në nxehtësi të ulët derisa të zbuten; nëse përdorni tenxhere me presion, koha e gatimit zvogëlohet shumë. /a.k/noa.al/