Transmetuar më 25-02-2021, 19:01

Aktualisht në Shqipëri janë 35 mijë e 419 raste aktive me koronavirus, shumica prej të cilave në Tiranë.

Më shumë se gjysma, 22 mijë e 444 raste janë të shpërndarë në qarkun e Tiranës.

Fieri është qarku i dytë me numrin më të lartë të personave aktivë të infektuar me Covid-19, me 2 mijë e 686 raste.

Durrësi numëron 1 mijë e 721 raste aktive, ndërsa më pas vjen Vlora me 1 mijë e 794 raste.

Në qarkun e Shkodrës, vijonë të jenë 1 mijë e 389 persona të infektuar, dhe në Gjirokastër janë 1 mijë e 4 raste aktive.

Renditja vijon, Elbasan 924, Lezhë 837, Berat 977, Korçë 936, Dibër 360 dhe Kukës  347. /k.k/noa.al/