Transmetuar më 25-02-2021, 12:20

NASA ka publikuar disa fotografi panoramike spektakolare të Marsit të marra nga sonda "Perseverance" në zonën ku zbarkoi ditë më parë.

Një nga imazhet, e rindërtuara nga disa fotografi të marra nga anija kozmike, tregon kreshtën e kraterit Jezero i cili, sipas shkencëtarëve, përmbante një liqen të thellë rreth 3.5 miliardë vjet më parë.

"Rover"-i bëri 142 shkrepje 360 gradë me kamera me definicion të lartë të instaluar në direkun e tij. /e.a/noa.al/

NASA publikon videon e parë të zbarkimit të sondës në Mars

Perseverance e NASA-s prek truallin marsian, gjithçka duhet të dini për këtë event historik

Fotot mbresëlënëse të sondës së NASA-s pas zbarkimit në Mars