Transmetuar më 25-02-2021, 11:21

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mbajë në fuqi masat anti-Covid të marra para dy javësh, me lënien e orës policore nga 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, duke mos propozuar asnjë shtrëngim apo kufizim të lëvizjes.

Sipas drejtoreshës së ISHP, Albana Fico, mesatarja e rasteve të reja ka pësuar rënie, ndërsa ajo theksoi se ka shtim të rasteve te moshat e reja.

Sipas kryetares së Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, ky vendim vjen pasi ka pasur një tendencë në ulje të rasteve me Covid dhe mbajtjes nën kontroll të situatës.

“Masat që u propozuan para dy javësh kanë dhënë efekt, prandaj ne mendojmë që të vijojnë të mbetet aty, duke i vlerësuar në kohëra më të shkurta. Pra, në masat që vazhdojnë të mbeten në fuqi, është kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në orën 20:00, mësim online në gjimnaze“, tha ndër të tjera Rakacolli.

Masat në fuqi:

– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.

– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).

– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.

– Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe. /e.a/noa.al/

Lexo edhe

Bilanci / Ulet numri i shtrimeve në spitale, por në 15 shkurt arriti pikun