Transmetuar më 25-02-2021, 09:55

Personi, i cili u qëllua me armë zjarri silenciator sot në mëngjes në Tiranë, quhet Behar Sofia, 66 vjeç. Ai është transportuar për në spital, ku mësohet se ka ndërruar jetë.

Behar Seferi, alias Behar Sulo Sofia, 66 vjeç, ishte biznesmen, ndërsa rezulton që të jetë i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike.

I ndjeri kishte pasur disa biznese pranë stadiumit Dinamo, si bar/kafe dhe aktivitete të tjera, të cilat në disa raste janë sulmuar me lëndë eksplozive.

Viktima, prej disa kohësh kishte jetuar në Turqi. Ditën e sotme, ka dyshime se ai mund të jetë nxjerrë në pritë, pasi lëvizte në këmbë, tek Piramida në trotuarin në krah të lumit të Lanës pranë bulevardit Bajram Curri siç shihni pamjet në galeri, kur është qëlluar me dy plumba në trup, me një armë sileniciatore.

Pasi është qëlluar, ai është gjetur i shtrirë në tortuar dhe i gjakosur në fytyrë, ndërsa më pas është transportuar në spital, por fatkeqësisht nuk ka mbijetuar.

66 vjeçari Sofia, nga qyteti i Beratit, njihet si biznesmen, ndërkohë që ka pasur edhe precedentë të mëparshëm penalë.

Për gazetarin e kronikës, Artan Hoxha, emri i Behar Sofia del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.

"Aty ka qenë Behar ose Fatmir Sofia, disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, tashmë nuk i ka më", thotë Artan Hoxha.

Sakaq, më 1998 Behar Sofia u arrestua gjatë një operacioni të policisë turke ku u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes. Në gjurmët e tyre policia turke ra duke ndjekur një futbollist me origjinë shqiptare, që u kap me 30 kg heroinë. U arrit të kapet një episod nga policia turke me 190 kg heroinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore.

Sipas burimeve policore, Sofia njihet si i përfshirë në trafikun e drogës jashtë vendit.

Disa herë bizneseve të tij, që i ka pasur afër stadiumit "Dinamo", i është vënë lëndë eksplozive nga persona të panjohur.

Njoftimi i policisë

"Më datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës, është konstatuar nga shërbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç,  i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", – thuhet në njoftimin zyrtar të policisë për ngjarjen.

Deri në këto momente ende s’ka asnjë pistë hetimi lidhur me vrasjen e tij. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. /e.a/noa.al/

Lexo edhe:

Vrasje me silenciator pranë Piramidës në Tiranë, ekzekutohet Behar Sofia

Vrasje me silenciator pranë Piramidës në Tiranë, ekzekutohet Behar Sofia